Presidenti Meta: Përshëndes 73 ushtarakët e Komandës Mbështetëse, mirënjohje për aktin e tyre për shqiptarët në nevojë!

341
Sigal

Përmes një postimi në facebook, Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur 73 ushtarakët e Komandës Mbështetëse, të cilët u solidarizuan e kauzën humane të dhurimit të gjakut.

Postimi i plotë i Metës:

Përshëndes 73 ushtarakët e Komandës Mbështetëse, të cilët u solidarizuan sot me kauzën humane të dhurimit të gjakut.
Mirënjohje për aktin e tyre dhe solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira për të gjithë.
Krenar për Forcat tona të Armatosura!
Dhurimi i gjakut shpëton jetë!