Presidenti Meta: Për të qenë të suksesshëm dhe për të garantuar një rritje ekonomike, duhet të orientohemi drejt prodhimeve dhe shërbimeve cilësore

Ditën e sotme u mbajt takimi për Forumin Botëror të Investimeve të Engjëve të Biznesit 2021, dhe pjesë e këtij takimi ishte dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale nga ku tregoi që ishte dhe pjesë e takimit, Presidenti Meta tha se shprehu qëndrimin se për shkak të situatës pandemike ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të përmirësojnë performancën mbështetur në politika efikasë ekonomike.

“Rajoni ynë është i pasur me burime natyrore, ndaj dhe mundësitë e reja të biznesit duhet të shfaqen në të gjitha fushat. Është shumë e rëndësishme, që secili vend, përfshirë Shqipërinë, të mbështesë sektorët ku përparësia krahasuese mund të arrihet në raport me shtetet e tjera.”, – shprehet Presidenti në reagimin e tij.

Sigal

Reagimi i tij i plotë:

Në punimet e sotme të Forumit Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit 2021, shpreha qëndrimin se, për shkak të situatës pandemike, ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet me të gjitha mënyrat, të përmirësojnë performancën, duke mbështetur me politika efikase sipërmarrjen dhe përdorur sa më mirë inovacionin e teknologjinë.
Rajoni ynë është i pasur me burime natyrore, ndaj dhe mundësitë e reja të biznesit duhet të shfaqen në të gjitha fushat.
Është shumë e rëndësishme, që secili vend, përfshirë Shqipërinë, të mbështesë sektorët ku përparësia krahasuese mund të arrihet në raport me shtetet e tjera.
Vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe teknologjinë e informacionit.
Për të qenë të suksesshëm dhe për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike, duhet të orientohemi drejt prodhimeve dhe shërbimeve cilësore, me siguri të lartë, konkurruese në tregun rajonal e ndërkombëtar.