Vasili: Rrëmbimi i mandateve të GJK, mafioze dhe puç politik’ , SPAK-KLGJ-ILD të hetojnë

Ish deputeti i PL, Petrit Vasili, njëkohësisht një nga anëtarët e Komisionit të Reformës në Drejtësi thotë se loja që po bëhet për grabitjen e tre mandateve në Gjykatën Kushtetuese, nuk është gjë tjetër veçse, gjëja më mafioze që mund t’i ndodhë një shteti.

Sipas Vasilit, ligji dhe Kushtetuta, ashtu sikurse Komisioni i Venecias e kanë parashikuar qartë rotacionin në Gjyktën Kushtetuese, duke mos lënë hapësira për lojëra të pista nga politika.

Sigal

Puç i udhëhequr nga interesa shumë të mëdha e të pastra. S’ka hapësirë për këtë lojë. I ka përcaktuar qartë Kushtetuta, sepse mandati është i paprekshëm dhe në Kushtetutë. Asnjë mandat s’kanë rotacion, as KLP, KLGJ, edhe Kushtetuta. S’ka asgjë fare. Më 16 tetor, GJK bën gabimin më të madh që mblidhet. E thotë ligji e kushtetuta për interpretim këtë çështje.

Ata kanë autoritet absolut në rast se kanë minimumin e integritetit juridike moral. Po të qëndrojnë në ligj e Kushtetutë i japin integritet vetes. Loja që ka nisur sot nuk mbaron. E vetmja mbrojtje juridike është kur ti mbron ligjin e kushtetutën. S’ka vend për hapësira. Loja me interpretim për rotacion është e poshtër dhe trondit gjykatën më të madhe të vendit për të krijuar pasiguri, SPAK bën sikur bën përgjigje, për t’i pasur nën shantazh, për të kontrolluar vendimmarrjen e tyre. Kjo është gjëja më mafioze që mund t’i ndodhë një shteti.