Presidenti Meta pas takimit me gjeneralmajorin amerikan : Falenderime të përzemërta për SHBA-të, që na ka mbështetur në çdo fushë zhvillimi

113
Sigal

Kreu i shtetit Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi zhvillimin e stërvitjes ushtarake më të madhe me trupa në Ballkan, e cila drejtohet nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka marrë pjesë dhe zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard.

“Thirra sot Mbledhjen e Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar rreth masave përgatitore të përmbylljes me sukses të stërvitjes më të madhe me trupa në Ballkan, të koduar “Defender Europe 21”, e drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë. Falenderime të përzemërta për SHBA-të, që sikundër na ka mbështetur në çdo fushë zhvillimi, proces reformash dhe në mënyrë të veçantë tek ajo e sigurisë dhe mbrojtjes, bëri të mundur zhvillimin e kësaj stërvitjeje në rajonin tonë, përfshi Shqipërinë”, – shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij në rrjetet sociale.