Presidenti Meta ngushëllon familjen e majorit, Martin Nika

839
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe vlerësimet më të larta për ndarjen nga jeta të Major Martin Nikës, pak ditë më parë.

Duke vizituar familjen Nika sot në Tiranë, kreu i shtetit shprehu mirënjohjen më të thellë familjarëve dhe kolegëve për kontributet e shquara që Major Martin Nika ka dhënë për 30 vite në Gardën e Republikës, në mbrojtjen e institucioneve.

“Martin Nika do të mbetet një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit, integritetit dhe modestisë për të gjithë”,-  u shpreh Presidenti Meta.

Major, Martin Nika