Presidenti Meta në ora 19:00 fjalim me rastin e75-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara

52

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta sot në ora 19:00, do t’i drejtohet me një fjalim, Takimit të Nivelit të Lartë të Përkujtimit të 75-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara, me temë “E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: duke ripohuar angazhimin tonë të përbashkët ndaj multilateralizmit”.

Fjala e Presidentit Meta do të transmetohet live në faqen zyrtare të OKB-së, si edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në Facebook dhe Twitter.

Lutemi mediave për transmetim LIVE!