700 mijë euro kanabis nga Spanja në Greqi, shqiptari kapet kur po e dorëzonte

385
Sigal

Një 63-vjeçar grek dhe një 29-vjeçar shqiptar u arrestuan dje në mesditë nga oficerët e policisë së Atikës, si anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në importimin nga Spanja në Greqi të sasive të konsiderueshme të hashashit. Tre anëtarë të tjerë të organizatës janë në kërkim.

Droga, 122 kg e 590 gram hashash hidroponik ishte importuar nga porti i Igumenicës i fshehur në një kamion që transportonte patate nga Spanja. Ata u arrestuan në momentin e dorëzimit të ngarkesës.63-vjeçari mbante 68 kg e 90 gram hashash në kamion, ndërsa 29-vjeçari shqiptar sasinë tjetër me peshë 54 kg e 500 gram, që sapo e kishte shkarkuar.

Policia sekuestroi edhe 970 euro, tre celularë dhe një pajisje tablet. Nëse do të hidhej në treg droga do të kapte vlerën e 700 mijë eurove. Të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës.