Presidenti Meta në një takim me Albin Kurtin: Kosova shembull për rajonin, siç e dëshmoi në zgjedhjet e fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim liderin e Vetëvendosjes dhe fituesin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurti.Kreu i shtetit ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto nga takimi në Presidencë, ndërsa ka shprehur urimin që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Sigal

Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.
Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen. 🇦🇱🤝🇽🇰