Presidenti Meta live në RTSH 1 në orën 20:30

367
Sigal

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka lajmëruar qytetarët ta ndjekin në orën 20:30 në RTSH 1 me rastin e 60-vjetorit të fillimit të transmetimeve të Televizionit Publik Shqiptar.

Postimi i Metës:

Të dashur miq,
Në ora 20:30 ju ftoj të më ndiqni në RTSH 1, në një intervistë me gazetaren Arta Marku, me rastin e 60-vjetorit të fillimit të transmetimeve të Televizionit Publik Shqiptar.
Bashkë me urimin për suksese e jetë sa më të gjatë, shpresoj që TVSH-ja të jetë zëdhënëse, mbrojtëse dhe në shërbim vetëm të interesit publik e kombëtar.