Presidenti Meta: Edhe 100 pranvera të tjera, Mjeshtrit të radiokronikës Ismet Bellova

395
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot mjeshtrin e gazetarisë sportive, Profesor Ismet Bellovën, për 86-vjetorin e lindjes.Presidenti Meta i ka dhuruar Profesor Ismet Belloves një buqetë me 86 trendafila të bardhë.

“Edhe 100 pranvera të tjera, Mjeshtrit të radiokronikës dhe gazetarisë sportive, Profesor Ismet Bellova, komentatorit me zërin brilant që për gati gjashtë dekada përcolli në shtëpitë dhe hapësirat mbarëshqiptare emocionet e jashtëzakonshme të sportit e në veçanti futbollit.

Në trashëgiminë e fondit të artë të radios shqiptare📻🇦🇱, transmetimet e klasit të lartë të Profesor Bellovës, zënë një vend të merituar, aq të vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë. Ashtu sikundër me të drejtë vlerësohet edhe kontributi i tij i spikatur në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Klubin Sportiv “Partizani”, në edukimin dhe përgatitjen e shumë talenteve sportive.

Gëzuar 86-vjetorin e lindjes, jetë të gjatë dhe plot shëndet Profesor Ismet Bellova “,-shkruan Presidenti Meta.