Mblidhet komisionit ad-hoc, po diskutohet mbi draftin e ekspertëve të nivelit të lartë

449
Tre do të jenë draftet që do të marrë sot në shqyrtim komisioni ad hoc për reformën në sistemin e drejtësisë. Jo vetëm Partia Demokratike, por edhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dorëzojë në Kuvend draftin e vet për reformën. Nisur nga intensiteti i pritshëm i punës, pas zyrtarizimit të qëndrimeve të PS, LSI dhe PD, ku secila prej forcave politike do të kërkojë përqasjen e draftit final me amendamentet e veta, konsensusi në komision duket i vështirë.
Megjithatë, në kushtet e pamundësisë së një marrëveshjeje të përbashkët dhe nëse mbledhja e sotme dështon, komisioni ad hoc për reformën në drejtësi do t’i drejtohet sërish Venecias me paketën e projektit të ndryshimeve kushtetuese, duke i bashkëngjitur opinionin e opozitës dhe 23 amendamentet e Ministrisë së Drejtësisë.
Ora 13:00 Ristani: Referendumi i pamundur
Ristani në rradhët e opozitës mendon se referendumi nuk wshtw njw zgjidhje, ndryshe nga krahu i maxhorancës e cila nga vetë kryeministri u cilësua si ide e mirë 
Por për opozitën, referendumi është i pamundur me ligjin aktual, pse? Këtë e shpjegoi deputeti Arben Ristani në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.
Duke iu drejtuar deputetit socialist, Pandeli Majko, Arben Ristani tha se ligji aktual i referendumeve nuk mundëson zhvillimin e tyre.
“Me ligjin aktual nuk mund të bëhet referendum për reformën në drejtësi. Nëse keni ndërmend të ndryshoni ligjin për referendumet atëherë po, por me këtë ligj ekzistues nuk mund të shkoni sepse ligji kërkon 1/3 e listës zgjedhore, pra 1.3 milionë, që të jetë pro dhe pjesëmarrjen e dyfishit të tyre në votime, pra 2.6 milionë votues. Ju e dini që kjo është e pamundur sepse në Shqipëri numri i votuesve pjesëmarrës është 1 milionë e gjysmë”, deklaroi Ristani.
Ora 12.05 Mediu: Rekomandimet e Venecias të jenë pjesë e debatit
Anëtari i Komisionit të posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Mediu tha se baza në gjykimin e opozitës për një konsensus të plotë politik e në përputje me kushtetutën janë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Pajtohem me Halimin se nga pikëpamja thelbësore, do ishte e e rëndësishme që Rekomandimet e Venecias të ishin pjesë e debatit, në mënyrë që të arrijmë në produkt konsensual. Për t’i lexuar drejt rekomandimet. Shqetësimi ynë është që në draftin e paraqitur ka elementë që nuk respektojnë rekomandimet dhe nuk garantojnë pavarësinë e gjyqësorit,” u shpreh Mediu.
Ai shtoi më tej se nevoja për konsensusin mes dy palëve ka të bëjë edhe me miratimin e draftit, i cili kërkon 2/3 e votave.
“Jemi ulur për të realizuar një konsensus sepse nuk mund të miratohet as drafti pa 2/3. Nëqoftëse ju na kërkoni konsensusin për 2/3 për ta votuar draftin. Shkruani në një pikë që nuk kemi nevojë, se kemi 3/5. Unë ngre shqetësimin që me 3/5 jo vetëm që nuk garantohet pavarësia por çimentohet një lloj kontrolli politik i institucioneve gjyqësore,” deklaroi ai.
Ora 12.20 Majko: Nëse s’ka konsensus, Referendumi zgjidhja e vetme
Ashtu siç kryeministri Rama u shpreh një ditë më parë, edhe deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi, tha se nëse nuk gjendet një zgjidhje konsensuale mes palëve, atëherë zgjidhja e vetme mbetet publiku.
“Edhe nëse do biem dakort të mos biem dakort, ne kemi dhe një rrugë të fundit, shkuarja te publiku, referendumi. Kjo është e natyrshme për t’i dhënë fund çdo lloj skenari që diku po gatuhet një grusht shtetit për të marrë në dorë sistemin e drejtësisë. Një parti me 62 vota nuk mund të bëjë grusht shteti,” tha Majko.
“Kolegët e opozitës kanë të drejtën si opozitë të shprehin mosbesim. Dua të nënvizoj, se ne kemi ardhur me një qëndrim shumë të qartë për të ndryshuar kushtetutën, ligj që nuk është pronë e asnjë partie, dhe konsensusi politik do jetë kryefjala e diskutime të përbashkëta. Ne do t’i qëndrojmë asaj që kemi thënë në fillim të procesit, që këtë do ta bëjmë me ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë.
E ritheksoj që konsensusi politik është shumë i rëndësishëm, por besoj dhe jam i bindur që do kem mirëkuptimin se prevalenca përballë konsensusit politik, ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në BE. Integrimi lidhet shumë me këtë reformë.
Ne nuk kemi të drejtë të bëhemi ekspertë dhe përfaqësues të Venecias. Në këtë pikë edhe unë së bashku me kolegët, do t’i drejtohemi edhe asaj që foli Braho, në një reflektim në lidhje me shumicën e 2/3 apo 3/5. Ne duam sistem funksional , jo i cili të diskutohet nga marrja ose jo nga politika. Nëse diskutojmë pavarësinë e drejtësisë, është mirë që të shohim si është drejtësia sot.
U detyrohemi ndjesë atyre prokurorëve që sot me ndershmëri ushtrojnë detyrën. Parlamenti nuk po tregohet i një anshëm, ligji i dekriminalizimit në thelb ka të bëjë me ndërprerje mandatesh. Parlamenti e ka filluar nga vetja, për të vazhduar me reformën në drejtësi.
Edhe nëse do biem dakort të mos biem dakort, ne kemi dhe një rrugë të fundit, shkuarja te publiku, referendumi. Kjo është e natyrshme për t’i dhënë fund çdo lloj skenari që diku po gatuhet një grusht shtetit për të marrë në dorë sistemin e drejtësisë. Një parti me 62 vota nuk mund të bëjë grusht shteti,” tha Majko.
Ora 11:54 Braho: Kemi mendim ndryshe për mandatin e institucioneve
Në emër të lëvizjes socialiste për integrim në Komsion Spartak Braho ka shprehur disa nga vërejtjet dhe mendimet e LSI-së lidhur me draftin e ekspertëve. Spaho tha se LSI ka disa rezerva që do t’ia paraqesë kryetarit të Komsiionit ndër të cilat, mandati i institucioneve, oragniziimi i Gjykatës së lartë, i Prokurorisë dhe roli i ministrit të Drejtësisë.
Ne ndahemi me draftin tek sistemi i karrierës 
Duam të dominojë sistemi i karrierës
Kemi mendim ndryshe për madatin e institucioneve
Kemi riformulim tjeter per zgjedhjen e anëtërëve të gjykatës kushtetuese, sipas modelit gjerman. 
Opsion tjeter lidhur me organizimin e Gjykatës së Lartë e vetme dhe e ndarë në seksione. 
Kemi gjykim tjeter në lidhje me oragnizimin e Prokurorisë.
Jemi për formulime që rrisin rolin e ministrit Drejtësisë”-keto janë disa nga pikat për të cilat LSI ka rezerva
“Është pozitive që ne u rimblodhëm për të rifilluar edhe njëherë këtë proces dialogu të ndryshimeve kushtetuese që lidhet emmisionin e përfundimit të Reformës në Drejtësi
Vlerësojmë pozictivisht punën e ekspertëve, në të gjitha kategoritë duke patuyr parasyshë edhe kontributin e ndërkombëtarëve dhe skemi arsye ta mohojmë. Jemi në proces dialogu dhe shqyrrtitimi të materialit të ekspertëve deri tani , më pas edhe ne duke patur parasysh edhe vërejtjet e opozuitës apo ekspertët e LSI kanë të vahzhdojmë të jemi aktiv.Nuk do mohojmë pozitivitetin e punës.Të gjitha forcat politike po vazhojnë dialogun që është mjeti dhe që të arrijmë konsensusin. Jo konsensusi i pazareve por konsensusi profesional.Dialogu bëhet këtu në tavolinë jo duke u larguar nga tavolina. Përshëndes ardhjen e përfaqësuesëve të opozitës.Kam përshtypjen se do jenë aktiv në këtë proces..
Konkretisht :Ne tashmë kemi një brumë në dorë , nuk duhet të paragjykojmë sa më pak njëri tjetrin të dëgjojmë me reaspekt çfarë propozon njëra dhe tjetra palë.
Dhe ndaj draftit voluminoz ne kemi rerzervat tona. Ne ndahemi me draftin tek sistemi i karrierës, duam të dominojë sistemi i karrierës, kemi mendim ndryshe për madatin e institucioneve, kemi riformulim tjeter per zgjedhjen e anëtërëve të gjykatës kushtetuese, sipas modelit gjerman
Opsion tjeter lidhur me organizimin e Gjykatës së Lartë e vetme dhe e ndarë në seksione.Kemi gjykim tjeter në lidhje me oragnizimin e Prokurorisë. Me mundësinë që të funskionojnë pranë saj edhe struktura përkatëse, Por për sa kohë kemi vetem prok e përgjithshem raportn vetem ai se kështu thotë kushtetuta skemi ctë bëjme
Jemi për formulime që rrisin rolin e ministrit Drejtësisë vërejtetjet do ja paraqis Xhafajt. Thelbi na e orientojnë vetë sygjerimet e Komisionit të Venecias por kanë edhe një problematikë. Çfarë kërkon Komisioni i Vencias :Procesi të jetë konsesnsual.-tha Braho
Në këndvështrimin e LSI-së drafti është i ngarkuar me ndryshime të shumta të Kushtetutës, që deputeti Braho tha se mund të shmangen përmes ligjeve. Një tjetër rezervë e LSI-së është edhe numri i madh i institucioneve që krijohen. 
“Ndërhyrjet në kushtetutë minimaliste. Vërejtja jonë është se shumë gjëra mund të aplikohen përmes ligjeve funksionale .Së fundi gjykoj që ne si komision duhet të vazhdojmë punën pa ndërpreje sipas një iternerari të cilën do thosha fiogurativisht me srttacione Puna e eksperteve, venecia vajtje ardhje disa here.-ka mbyllur fjalën e tij Braho.
Ora 11:30 Halimi: Të dalim me një draft të vetëm
Deputeti Eduart Halimi tha se Komisioni duhej të ishte mbledhur fill pas mbërritjes së raportit me udhëzimet e Venecias. 
“Duhej të ishte mbledhur komisioni atë ditë. Të ishim ne si Komision që t’i jepnim detyrën ekspertëve që të uleshin bashkë dhe t’u kërkonim implementimin ne si komision udhëzimet e Venecias”, tha Halimi. 
Sipas opozitës, kjo ishte rruga e duhur që duhej ndjekur që në fillim dhe palët të lexonin raportin e Venecias, ku sipas Halimit, 15 nga pikat e draftit të mëparshëm bien me standardet e demokracisë.
“Mes këtyre pikave, Venecia thekson omniprezencën e ministrit të Drejtësisë, kapjen e Komisionit të Kualifikimeve, kapjen e drejtësisë, çimentimin e kapjes së saj”, tha Halimi.
Për opozitën nuk është vonë gjetja e konsensusit mes palëve bazuar tek udhëzimet e Venecias.
“Sot ekspertët mund të marrin detyrat nga Parlamenti dhe të ulen bashkë me ekspertët e opozitës dhe të implementojnë të gjitha udhëzimet e Venecias. Kjo është kërksa jonë e parë që duhet të shkojë në të njëjtën linjë me rekomandimet e Venecias”, u shpreh Halimi.
Ora 11:20 Sadushi prezanton draftin: U reflektuan opinionet e Venecias
Ai që paraqiti shkurtimisht këtë pasqyrim ishte eksperti Sokol Sadushi. Ai tha se në zbatim të udhëzimeve të Komisionit të Venecias, është synuar një thjeshtim në mënyrën e bashkëpunimit institucional, thjeshtim në përbërje dhe në kompetenca
“Drafti për amendamentet kushtetuese është pregatitur mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Lidhur me skemën institucionale ne kemi shkuar drejt asaj që Venecia thotë përe thjeshtim skeme që duhet kuptuar jo si fshirje institucionale por thjeshtim që ka të bëjë me bashkëpunimin institucional, qoftë në përbërje dhe kompetenca. Kemi ndryshuar çështjen e inspektorit nga Inspektoriat i Lartë në inspektor.Kemi ndryshuar disa çështje që kanë të bëjnë me tribunalin, kompetencat e tribunalit dhe të përbërjes së Këshillit të Emërimeve.
Ashtu si kemi shtyrë edhe hyrjen në fuqi të gjykatës së lartë administrative. Lidhur me gjykatën Kushtetuese janë evidentuar të gjitha rekomandimet e Venecias, është evidentuar dhe ajo që ka qenë debat lidhur me mundësinë apo pamundësinë e Gjykatës Kushtetuese për të kontrolluar amendamentet kushtetuese.Ashtu si kemi evidentuar edhe çështjen e përgjegjësisë disiplinore që duhet të kenë gjyqtarët kushtetues që do kontrollohet apo shqyrtohet nga vetë gjykata Kushtetuese.
Lidhur mbi rolin e Ministrit të Drejtësisë ka qenë pika më kritike që opinion i Venecias ka sugjeruar, ne kemi shmangur atë që Venecia thotë sa i përket konfliktit të interesave lidhur me pjesmarrjen e Ministrit në tribunal apo Këshillin për emërimet por kemi mbetur tek ajo që duhet ta ketë, procedimin disiplinor por jo ekskluzivitet të tij.Do ta ketë procedimin nëpërmjet inspektorit.
Lidhur me pozicionin e prokurorit të përgjithshëm dhe strukturës së posaçme për veprat antikorrupsion kemi përcaktuar një marrëdhënie më të qartë. Ndërkohë edhe mekanizmi i zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm ka gjetur vend në Kushtetutë. Sa i përket çështjes së vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve mendoj se kemi gjetur një zgjidhje që kënaq Venecian në atë çfarë ka rekomanduar.”-tha Sadushi
Ora 11:00 Nis puna e Komisionit të Posaçëm
Pas shumë negociatash takimesh e përpjeksjesh ka nisur mbledhja e pritur e Komsiionit të Posaçëm për të diskutuar draftin final të ekspertëve të nivelit të lartë të Reformës në Drejtësi.Anëtarët e komisionit kanë mbi tryezën e punës vetëm draftin e ekspertëve të nivelit të lartë, ndërkohë partitë politike do të paraqesin dhe qëndrimet e tyre mbi draftin.
Në orët e pasdites së të enjtes, kryeparlamentari Meta zhvilloi një takim me juristët e LSI. Qëndrimet e kësaj force politike për draftin në Komision do ti prezantojë sot Spartak Braho.
Edhe shefi i opozitës Basha takoi ekspertët e PD për reformën dhe krerët e partive aleate. Partia Demorkatike, do insistojë deri në momentin e fundit për konsensus ne komisionin parlamentar siç e kërkon dhe Komisioni i Venecias.
Në qoftëse përpjekja për të arritur sot dakordësinë do të dështojë, demokratët në Venecia nuk do dërgojnë draft paralel, por një letër sqaruese ku do shkruhet se drafti nuk e ka konsensusin e tyre dhe do listojnë arugmentat se perse Kryeministri po kap drejtësinë.
Ora 10:45 Unioni i Prokurorëve rezolutë për drejtësinë
Unioni i prokurorëve ka dërguar një rezolutë në Komisionin e Posaçëm për draftin e reformës në drejtësi, ku kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.
UPRSH konstaton se kjo reformë synon më tepër vendosjen e një sistemi rigoroz kontrollues mbi gjyqtarin dhe prokurorin dhe nuk merret me statusin e tyre, trajtimin e tyre ekonomik dhe financiar, me mbrojtjen dhe rritjen e pavarësisë të prokurorit.
“Parashikimi i nenit 179/2/b i ndryshimeve kushtetuese është një parashikim që le vend për diskutime dhe konsiderohet jo i drejtë.
Ky nen parashikon se vetëm gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë (të emërtuara SUBJEKTE nga kjo dispozitë) do të konsiderohen të EMËRUAR vetëm pas kalimit të vlerësimit dhe rivlerësimit nga KPK. Ky parashikim dëmton rëndë sistemin aktual në një kohë që gjyqtarët dhe prokurorët janë në detyrë dhe perfaqesojnë interesat e shtetit shqiptar nëpërmjet vendimeve përkatese.
Ne po kete dispozite togfjaleshi Vleresim dhe Rivleresim duhet te ndryshohet ne togfjaleshin Vleresim ose rivleresim, per sa kohe që rivleresimi eshte parashikuar vetem ne ato raste kur gjyqtari ose prokurori gjendet me shkelje ne performancen e tyre.
UPRSH konstaton se emerimi i Prokurorit te Pergjithshem me 3/5 e anetareve te Kuvendit, nuk i perligj kompetencat e parashikuara nga ndryshimet kushtetuese. Ne te njejten kohe Drejtuesi i Prokurorise se Posacme zgjidhet me ligj, kur kompetencat e ketij drejtuesi ne hetimin e krimeve te zyrtareve te larte, gjyqtareve dhe prokuroreve jane te medha dhe me kompetence lendore ne te gjithe territorin e RSH”.
Sigal