Presidenti Meta drekë mes ish-eurosocialistësh, Ndre Legisi dhe Mark Nikolli: Kohë më të mira do të vijnë!

390
Sigal

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një drekë me dy prej figurave historike të Partisë Socialiste, Ndre Legisin dhe Mark Nikollin. Duke iu referuar kohëve të shkuara kur edhe ai vetë ishte në radhët e PS-së, Meta kujton se se ato ishin kohë të paharruara.Por nga ana tjetër, Meta premton se kohë më të mira do të vinë, ku siç thotë ai, “Shqipëria si gjithë Europa”, shumë shpejt do të jetë një projekt i përmbushur.

Mesazhi i Ilir Metës

Kënaqësi të jem në një drekë ish-eurosocialistësh, me miqtë e mi, Ndre Legisi dhe Mark Nikolli.

Ishin kohë të paharruara!

Kohë më të mira do të vijnë!

Shqipëria si gjithë Europa, shumë shpejt një projekt i përmbushur! 🇦🇱🇪🇺