Presidenti Meta citon Paolo Borsellinon në 28-vjetorin e vdekjes: Ja përse është i pavdekshëm!

253
Sigal

Në 28-vjetorin e vrasjes nga mafia të gjyqtarit, Paolo Borsellino, Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka kujtuar atë me fjalët që ka thënë ai vetë në furneralin e Giovanni Falcones.

Teksa citon Borsellinon “lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve”, kreu i shtetit thotë se “ja përse Borsellino është i pavdekshëm!”

“Në funeralin e Giovanni Falcones, Paolo Borsellino iu drejtua prokurorëve më të rinj: “Unë e di se kush do të jetë i vdekuri i radhës, por unë i kam dhënë fjalën Falcones. Lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve”. Ja përse Borsellino është i pavdekshëm!” shkruan Presidenti.