Presidenti Meta: Aksioni im ka qenë dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës

434
Sigal

Presidenti Meta i ftuar ne Opinion foli per amnistine fiskale, nisme kjo e qeverise Rama.

Meta shprehet se iniciativa te tilla duan diskutim te gjere me disa faktore, shoqeruar me mirekuptimin e disa institucioneve te tjera, ndaj duhet pritur si do te vijoje me tej.

Rreth marredhenieve te tij me Kryeministrin Rama , Meta u shpres se ai i qendron besnik qendrimit te tij si Presidenti i Shqiperise, ndaj komunikimet dhe bashkepunimi me institucione te tjera do te vazhdoje.

Pjesë nga intervista

Fevziu: A jeni në një periudhë dashurie me Ramën?
Meta: Nuk do doja të flisja për dashuri në kohë pandemie. Këtu bëhet fjala për një ushtrim të përgjegjshëm të përgjegjësive të mia si kryetar i shtetit.
Nëse dikush mendon që unë në këtë situatë duhet të ve theksin tek gjërat e tjëra, kjo nuk është rruga e duhur për adresimin e problemeve me të cilat aktualisht përballet e gjithë shoqëria jonë.

Fevziu: A i qëndroni idesë se kjo mazhorancë ka kapur të gjithë institucionet?
Meta: Ky është një qëndrim i konsoliduar i imi prej kohësh. Me rëndësi është që në këtë kohë të kemi një rol me integritet të Komitetit të Ekspertëve.

Aksioni im ka qenë, është dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës.