Paketa e dytë ekonomike, 11,990 punonjësve iu miratohet kërkesa, sa biznese refuzohen

239
Sigal

11 mijë e 990 punonjës iu është miratuar kërkesa për të përfituar nga paketa e dytë ekonomike.

Drejtoria e Përgjithshme njofton se nga dita e djeshme që ka nisur aplikimi, 6,613 biznese kanë aplikuar, ndërsa vetëm 283 prej tyre iu është refuzuar kerkesa. Aplikimi për paketën e dytë financiar nisi në datën 21 prill.

Nga kjo paketë e dytë pritet të përfitojnë rreth 176 mijë personave, që do t’i shtohen rreth 60 mijë përfituesve të pritshëm nga paketa e parë. Aplikimi kryhet nga subjektet të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020, masat përfituese për të cilët janë:

Masa 1

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.

Masa 2

Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.

Masa 3

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)

Masa 4

Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.