Presidenti Joe Biden e ndjen veten të ri, konfirmon se do të rikandidojë për president në 2024

211
Sigal

Mosha duket se nuk është problem për presidentin amerikan, pasi ambicia e tij është për një mandat të dytë

78 vjeçari, Joe Biden ka deklaruar se do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale në 2024, në konferencën e parë për shtyp kur u pyet në lidhje me këtë çështje.

“Po, plani im është të kandidoj për rizgjedhje. Kjo është pritja ime,” tha Biden gjatë konferencës së tij të parë për shtyp që nga fillimi i mandatit të tij.

Disa spekuluan se duke pasur parasysh moshën e Biden ai mund të thyhet pas një mandati të vetëm, dhe vetë Biden ka sugjeruar se ai do të veprojë si një urë për brezin e ardhshëm të demokratëve.

Ai thotë se, nëse kandidon, zëvendëspresidentja Kamala Harris do të qëndrojë në krah të tij, por nuk e ka idenë se kush do të jetë kundërshtari i tij republikan.