Presidenti Ilir Meta takim me Ballën për të vendosur datën e zgjedhjeve lokale

521
Sigal

Presidenti Ilir Meta do të nisë konsultimet me përfaqësuesit e partive në vend, për të vendosur datën e zgjedhjeve lokale. Mësohet se presidenti Meta  sot në orën 11:30 do të nisë konsultimet, me kreun e Grupit të PS-së, Taulant Balla.

Kujtojmë që  konsultimet do të bëhen në kuadër të zgjedhjet lokale, të cilat do të zhvillohen vitin tjetër në të gjithë vendin tonë. Ndërkohë opozita e cila prej kohësh ka bojkotuar edhe seancat në Kuvendi, ka paralajmëruar se menjëherë pas zgjedhjeve lokale, do të zhvillohen ato të parakohshme parlamentare.

Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeministër dhe me langot e tij te korruptuar e të bërë njësh me krimin dhe drogën. Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm. Zgjedhje te lira dhe te Ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër“, është shprehur më herët kreu i PD-së, Lulzim Basha.