Presidenti Ilir Meta nis vizitën zyrtare në Maltë

583
Me ftesë të Presidentes Marie-Louise Preca, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar, u nis drejt Republikës së Maltës për të zhvilluar një vizitë shtetërore dyditore.
Kreu i Shtetit do të mikpritet dhe do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidenten e Maltës, duke dhënë më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Meta do të ketë takime zyrtare e bisedime me kryeministrin, kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, me kryetarin e opozitës së Maltës, gjithashtu edhe me kryebashkiakun e Valetës.
Sigal