Presidenti Ilir Meta: Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021.

221
Sigal

Pasditen e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar protestën e 2 marsit të vitit 2020, ku mijëra shqiptar u mblodhën përballë Kryeministrisë.

Krahas një videoje me pamje të protestës të shpërndarë në rrjetet sociale, Presidenti Meta është shprehur, “Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021”.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart.
Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021.
Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit.