OSHEE njofton: Këto zona në Tiranë do të jenë nesër pa drita

165
Sigal

Disa zonë në Tiranë do të mbesin ditën e nesërme pa energji elektrike, për disa orum, për shkak të punimeve në rrjet.

Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se për shkak të remontit të parashikuar në disa fidera të NST Uzina e Traktorëve, do të stakohet energjia elektrike për katër orë, nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Zonat ku do të ketë mungesë të energjisë elektrike në këtë interval kohorë janë: Pjesërisht/ “Kodra e Priftit”, Shkozë, Kodra e Kokonozeve, pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani

Njoftimi:

Tiranë Stakim, 3 mars Për shkak të remontit të parashikuar në disa fidera të NST Uzina e Traktorëve, në datën 3 mars gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht/ “Kodra e Priftit”, Shkozë, Kodra e Kokonozeve, pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani