Presidenti Ilir Meta: Liberalizimi i vizave për Kosovën, lajm i jashtëzakonshëm

569
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

“Urime Kosovë!  Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën!  Mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane! Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon! “,- shkruan Presidenti Ilir Meta.