Presidenti i ri/ Berisha: Nuk meriton të zgjidhet me procedurë farsë

136
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa u ka bërë thirrje demokratëve të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, ka cekur edhe temën për zgjedhjen e Presidentit.

Berisha nga Berati ka deklaruar se Rama me pseudo-opozitarët e tij po realizon një proces farsë. Ai ka shtuar se Presidenti duhet të zgjidhet nga një procedurë dinjitoze siç parashikohet nga Kushtetuta e vendit.

“Ftoj çdo demokrat dhe demokrate të qarkut të Beratit, ditën e diel të merrni pjesë në procesin e votimit për kryetarin e PD, të votoni të lirë, të votoni të lirë në ndërgjegjen tuaj. Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra dhe gra, djem e vajza me ideale të larta fisnike dhe farsës së turpshme që po zhvillon Edi Rama me pseudo-opozitarët me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës, i cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë, por me një procedurë dinjitoze siç parashikon Kushtetuta e vendit”, tha Berisha.