Dua Lipa surprizon fansat e saj/ Këngëtarja ndan në Instagram fotot e rralla nga fëmijëria

109
Sigal

Ylli i popit, Dua Lipa, ka surprizuar 83.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka ndarë një sërë fotosh të adhurueshme të vjetra.

Këngëtarja 26-vjeçare, e cila aktualisht po performon në Amsterdam si pjesë e turneut të saj “Future Nostalgia”, ka publikuar fotot e ëmbla së bashku me vëllezërit e saj gjatë fëmijërisë së tyre.

Image

Në një foto, Dua shihet në një plazh teksa përqafohej me Lyra-n, kushërirën e saj.

Në një tjetër fotografi duket këngëtarja me origjinë shqiptare, me vëllain më të vogël, Gjinin. Galeria e fotove të vjetra vazhdon. Në këtë foto Dua dhe Lyra janë të kapura për dore, teksa veshin xhupa të trashë dhe pozojnë pranë Gjinit të vogël që ndodhet në karrocën e tij.

Image

Në galerinë që ka postuar këngëtarja, janë edhe disa foto në plazh të sajat me motrën dhe kushërirën duke u argëtuar.

Në imazhin e fundit, Dua duket vetëm me Rinën, motrën e saj ndërsa të dyja mbanin byzylykë shumëngjyrshëm në duar.

“Rreth viteve 2000 ose diçka e tillë,”-shkruan Lipa si përshkrim të fotos.

Image