Presidenti i Çekisë uron Ilir Metën

477
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, uroi Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës.

“Më lejoni, t’Ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen Tuaj. Është kënaqësi për mua që marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë miqësore, pa probleme, dhe që zhvillohen në mënyrë të suksesshme në shumë fusha”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh urimi.

Presidenti i Republikës Çeke shprehu bindjen që “kjo frymë pozitive do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe që ne të dy, në funksionet tona presidenciale, do të kontribuojmë në fuqizimin e saj”.

“Me kënaqësi, z. President, do t’Ju uroja shëndet të mirë dhe shumë suksese në jetën Tuaj profesionale dhe private”, përfundon mesazhi i urimit.
Sigal