Presidenti grek falënderon Metën: Përmirësim i mëtejshëm i marrëdhënieve

484
Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, i ka shprehur dje falënderimet presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për dhënien e shtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos. Gjatë një bisede telefonike, presidenti i Republikës së Greqisë, Pavlopulos u shpreh se kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë, përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Presidenti Meta pati një komunikim telefonik me të njëjtën temë, edhe me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotcias. Edhe ky i fundit i tha Metës se vendimi i fundit i shërben klimës së bashkëpunimit dhe përmirëson në mënyrë thelbësore marrëdhëniet mes dy vendeve. Pak ditë më parë, Kreu i Shtetit vendosi t’i japë shtetësinë shqiptare, Anastas Janullatosit, pas një kërkese shumëvjeçare, që ishte mohuar në vazhdimësi nga presidentët e mëparshëm. Vetë Janullatos ka dhënë mesazhe pozitive lidhur me të ardhmen e drejtimit të Kishës Ortodokse Autoqefale, kur ka folur se pas tij, ajo do të udhëhiqet nga një shqiptar. Ndërkohë, analistë të ndryshëm kanë deklaruar se kryepeshkopi është duke shqyrtuar mundësinë e caktimit të një pasardhësi, edhe për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.
Sigal