Presidenti Begaj uron gratë dhe vajzat për 8 marsin/ Takim me gratë në uniformë dhe bashkëshortet e ushtarakëve në Komandën Strategjike të NATO-s

14
Sigal

Presidenti i Republikesi uroi gratë dhe vajzat shqiptare për 8 marsin, teksa ishte nën shoqërinë e grave e vajzave në uniformë.

Pjesë e këtij organizimi ishin edhe bashëshortet e ushtarakëve në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet ku zhvlloi një takim ditën e sotme.

“Së bashku me gratë dhe vajzat tona në uniformë dhe bashkëshortet e ushtarakëve në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, i urojmë Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave e vajzave shqiptare!”, shkruan ai në Facebook.

Pjesë e këtij organizimi, në krah të presidentit Bajram Begaj ishte edhe bashkëshortja e tij, Armanda begaj, që iu shpërndau grave lule.