E dehur në timon, shoferja 28-vjeçare përfshihet në aksident, merr para një tjetër makinë

21
Sigal

Një drejtuese automjeti është përfshirë në një aksident të frikshëm në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pas mesditës së sotme dhe automjeti që qarkullonte me shpejtësi, i drejtuar nga një 28-vjeçare është përplasur me një automjet me targa angleze që drejtohej po nga një femër, e cila kishte pasagjere të bijën.

Nga përplasja janë shkatërruar pjesërisht të dy automjetet dhe për këtë shkak është bllokuar edhe qarkullimi për 30 minuta, ndërsa kanë mbetur të dëmtuara lehtë nënë e bijë.

Policia pas dokumentimit të provave të ngjarjes ka konstatuar se 28-vjeçarja që drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentit ishte në gjendje të dehur dhe u shoqërua në komisariat.