“Balet” 16 miliard lekë për aferat në Teatrin e Operas

292
Sigal

Skandali/ Fushatë zgjedhjesh dhe vjedhjesh në qëndër të Tiranës. Rreth 20 muaj më parë, kryeministri Rama preu shiritin e inaugurimit të TOB i cili kushtoi 14 mld. lekë. Por ende pa u tharë boja e mureve, Teatrit ju shtuan edhe 2 mld lekë pa tender. Ndërkohë që këto ditë kësaj shume i shtohen edhe 180 mln. lekë për ndriçim dhe 18 mln. të tjera për një logo të vjedhur. Me këtë shumë do ishin strehuar mbi 500 familje të dëmtuara nga tërmeti

 

SKANDALI/ “Balet” aferash në Teatrin e  Operas dheBaletit

Pas 13.6 milionë Euro investim; edhe 180 milionë lekë për ndriçim e audio-video me qira

Fushatë zgjedhjesh e vjedhjesh. Kryeministri, që preu shiritin 20 muaj më parë, mund ta sqarojë këtë absurditet, mbasi as nuk mund të mendohet të bëhet investim kapital në një teatër, pa bërë ndriçimin skenik, të sallave, mjedisve përgatitore dhe qendrat audio-video. Në zyrat e Teatrit të Operas-Baletit e Ansamblit Popullor, nuk po ndalen tenderët, të cilët janë ashiqare afera korrupsioni me fondet publike, në këtë fushatë zgjedhjesh, ku duhen miliona për vota. Më 8 shkurt 2021, drejtoria e këtij institucioni, ka shpallur tenderin 180 milionë lekë të vjetra me TVSH, për objektin: “Shërbim ndriçimi, strukturë, xhirime audio-video, ledëall dhe suport teknik për nevoja të shfaqjeve”.

Ky tender është haptazi vjedhje, ose më saktë po fsheh një vjedhje; për faktin se 20 muaj më parë, mjediset e brendshme të Teatrit Opera-Baleti e Ansamblit Popullor, u rikonstrukuan totalisht, me vlerë 12 milionë Euro të dhëna me tender dhe 1.6 milionë Euro shtesë

Ky tender është haptazi vjedhje, ose më saktë po fsheh një vjedhje; për faktin se 20 muaj më parë, mjediset e brendshme të Teatrit Opera-Baleti e Ansamblit Popullor, u rikonstrukuan totalisht, me vlerë 12 milionë Euro të dhëna me tender dhe 1.6 milionë Euro shtesë, hedhur pa tender e pa objekt punimesh. Sipas projektit, 30% e fondit të investimit, u përdor për impiantin e ndriçimit, akustikën dhe qëndrën audio-video, që do regjistrojë e transmetojë shfaqjet “on-line”, por dhe për suporitin e tyre teknik, madje ka dhe ekip të punësuar prej 11 specialistësh. Ditën e prerjes së shiritit, kryeministri Rama deklaroi: – Teatri Operas e Baletit u rilind pas 60 vitesh lënie gërmadhë nga shteti, duke u bërë një nga 10 qendrat më moderne të artit në Europë”. Mirëpo sipas tenderit që ka bërë drejtoresha Zana Çela, për marrje me qira impiant ndriçimi e audio-video kamera; ka dyshime të plota se kemi të bëjmë me aferë korrupsoni. Mbasi, këto struktura bazë të një mjedisi arti skenik, ose nuk qenkan bërë me 13.6 milionë Euro që u harxhuan e janë vjedhur fondet e caktuara; ose ky tender 180 milionë lekë, është sajuar për t’u zhvatur./Pamfleti

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka shpenzuar rreth 1.8 milion lekë për dizajnimin e logos së tij, por pas disa muajsh ka rezultuar se paratë kanë shkuar kot, sepse logoja ishte e vjedhur

TOB, 18 milion lekë për logo të vjedhur

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka shpenzuar rreth 1.8 milion lekë për dizajnimin e logos së tij, por pas disa muajsh ka rezultuar se paratë kanë shkuar kot, sepse logoja ishte e vjedhur. Në janar të vitit të kaluar, TKOBAP (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit) ka shpallur konkursin e hapur me anë të një thirrjeje publike për dizejnimin e logos së re të këtij insitucioni. Në faqen zyrtare të TKOBAP, gjendet informacion mbi kriteret për logon dhe afatin e konkursit që përfundonte në 24 shkurt 2020, por nuk në asnjë moment nuk është bërë me dije fituesi i konkursit, juria, apo dhe kriteret mbi të cilat është përzgjedhur. Logoja e Teatrit Kombëtar për herë të parë është vendosur në faqe në muajin dhjetor 2020. Në rrjetet sociale artistët denoncojnë se logoja e re e TKOBAP është një plagjiaturë e vjedhur nga site ndërkombëtare, denoncim ky i ngritur dhe nga artisti i Arteve Pamore Ardian Isufi. Nga TKOBAP nuk ka akoma asnjë informacion më tepër, ndërsa fituesi i logos sipas të dhënave të publikuara në TKOBAP është 1 ,845, 000 lekë.