Presidenti Begaj uron besimtarët bektashinj: Çdo Novruz ju fton të jeni falenderues për të mirat dhe begatitë

10
Sigal

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit e cila për përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.

Për të nderuar festën më të rëndësishme të bektashinjve, Presidenti zhvilloi një vizitë në teqenë e Alipostivanit në Përmet e cila mban emrin e klerikut Baba Aliu.

Sot, në këtë ditë feste, nga teqeja e Baba Aliut (Alipostivan) në krah të Frashërit, djep i bektashizmit dhe atdhedashurisë, ju uroj së bashku me Baba Hekuranin, gëzuar Sulltan Novruzin!”, shkruan Presidenti Begaj në facebook.

Bashkë me mesazhin e urimit, Presidenti i Republikës, shpërndau dhe dy momente historike , të dokumentuar në foto, në shenjë vlerësimi për rolin e klerikëve në bashkëjetesën fetare në Shqipëri si dhe qëndresën e tyre përballë sprovave në kohët e vështira.

Çdo Novruz- u shpreh Presidenti Begaj- fton besimtarët bektashinj të jenë falenderues për të mirat dhe begatitë dhe të luten për një të ardhme shpresëdhënëse të bazuar në drejtësi dhe unitet njerëzor ashtu siç udhëzoi Imam Aliu”.