“Premtimet e pambajtura të Peleshit për Korçën”, Braimllari: Me 25 Prill Korça do të jetë e të rinjve që e duan vendin dhe duan t’a ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre

203
Sigal

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëherësh edhe drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari hedh akuza për Niko Peleshi, i cili sipas tij, vazhdon dhe mashtron qytetarët e Korçës. Nga ana tjetër, Braimllari ka listuar premtimet që ai i quan premtimet boshe të Peleshit në 8 vite.

“Premtimin e tij si Ministër Bujqësie për krijimin e infrastrukturës për zhvillimin e agroturzmit me programin “100 Fshatrat” etj. Të gjitha kanë rezultuar gënjeshtra e mashtrime.”,- shprehet Braimllari në mesazhin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Mesazhi i plotë i Endrit Braimllarit:

Niko Peleshi vazhdon dhe mashtron qytetarët e Korçës. Ja premtimet e tij boshe në këto 8 vite. 1000 vendet e punës që u premtoi qytetarëve korçarë në 2017 me hapjen e kompanisë gjermane për bërjen e kabllove për makina.

Premtimin e tij si Ministër Bujqësie për krijimin e infrastrukturës për zhvillimin e agroturzmit me programin “100 Fshatrat” etj. Të gjitha kanë rezultuar gënjeshtra e mashtrime.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë
Rruga Korçë-Ersekë
Ndërtimi i aeroportit të Korçës
Ndërtimi i një resorti dimëror me vlerë 30 milion euro.
Të gjitha mashtrime të Peleshit.

Sot kemi më shumë të rinj e të reja Korçarë të larguar nga vendi sepse u zhgënjyen dhe nuk besojnë më tek premtimet e Nikos të realizuara në 3D, ku më shumë ka fjalë e propagandë. Ndaj me 25 Prill refuzojeni këtë politikë mashtruese dhe me 25 Prill Korça do të jetë e të rinjve që e duan vendin dhe duan t’a ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre.
#Shqipëria_Shtepia_Juaj
#Korça_Shtëpia_Juaj
#Voto nr.6
#Voto LSI