‘Premtime e përgjime’, ja denoncimi i Klevis Balliut

518
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka postuar në profilin e tij në Facebook një video që e titullon: ‘Shqipëria dialog me Ramën, kompozuar nga qytetarët shqiptarë’.

Në këtë video janë përmbledhur disa prej premtimeve të bëra nga kryeministri Rama ndër vite, si dhe disa prej atyre që PD i ka denoncuar si skandale.

Përmes saj ish-deputeti na kujton se jo vetëm premtimet nuk janë mbajtur, por Rama i ka zëvendësuar ato me skandale, si ai i Unazës së Re, apo përgjimet.