Porti i Durrësit, pazar i pastër në tavolinë/ Si e paralajmëroi Grida Duma, në emër të Bashës

718
Sigal

Pas projektit 2 miliardë dollarë të trumbetuar fort nga Qeveria dhe kryeministri Edi Rama, për  ndërtimin e një porti turistik në Durrës, por edhe për rizhvillimin e gjithë zonës, fshihet kunati i Lulzim Bashës, kreut të PD, Erion Isufi dhe jo një kompani arabe siç thuhej.

Skandali që ka dalë në dritë një ditë më parë, ishte paralajmëruar në fakt që më herët.

Ka qenë Grida Duma, nga Partia Demokratike e cila dha sinjalet dhe përçoi mesazhin se mes Bashës dhe Ramës po firmosej një pazar i madh ekonomik.

Me 6 Maj 2021, e ftuar në emisionin “Ilva Now”, në Euronews, Duma e kërkoi hapur pazar me Ramën për Portin e Durrësit, një nga investimet më të mëdha që ishte trumbetuar.

Ajo  kërkoi që kryeministri të presë deputetët e rinj për të diskutuar për marrëveshjen e portit.

Nuk ka nevojë fare të të flasim me këtë gjuhë artificiale prej ujku që ndërron qimen. Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetëm ti. Në kushtet që e di që opozita e vërtetë është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral”, u shpreh Grida Duma.

Kjo e fundit, në emër të Lulzim Bashës kërkoi hapur pazar në tavolinë për Portin e Durrësit.

Dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama duket se ka qenë i menjëhershëm, duke nënshkruar kështu një tjetër pazar me Bashën, por këtë radhë me një fond marramendës në emër qqë do të shkonte në xhepat e kunatit të Bashës, Erion Isufi.

Tashmë, skandali ka marrë dhenë, dhe pazari i kërkuar më herët nga Duma është bërë fakt.

Për më tepër, ky investim pritej të realizohej përmes një ligji special, jashtë rregullave të prokurimit publik, por edhe jashtë  transparencës së detyruar të projekteve shtetërore.