Populli shqiptar më 26 prill i ka caktuar një rol Ilir Metes, për të ringjallur opozitën

180
Sigal

Presidenti Meta tha sonte ne emisionin “Frontline” se Populli shqiptar me 26 prill i ka caktuar nje rol Ilir Metes, per te ringjallur opoziten.

“Tani jemi në funksion të opozitarizmit dhe të demokracisë në vend. Tani jemi në mbrojte të Kushtetutës. Nuk mund të shprehemi më tani për një jetë politike normale. Nuk mund të ketë një President mbi palët kur të gjitha pushtetet janë të kapura. Jam i bindur se pas 20 vitesh do marr nje mandat te dyte si President. Populli opozitar u tradhetua si kurre me pare, ne te gjitha vitet e shtetit shqiptar, nga klasa e vet politike.”