Pompeo: Forumi për Antisemitizmin, mundësi për të nderuar Shqipërinë për harmoninë fetare

229
Sigal

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo e konsideroi Forumin Ballkanik për Antisemitizmin mundësi për të nderuar Shqipërinë për harmoninë fetare.

Në një postim në Twitter, Pompeo shkruan:

“Krenar që mora pjesë virtualisht në Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri. Një mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë të lirisë dhe harmonisë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Të gjithë kemi pjesë në këtë përgjegjësi.”

Të mërkurën, gjatë fjalës së tij në këtë forum, Pompeo falenderoi Shqipërinë për ndihmën ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.