Sulmet terrioriste në Francë, Presidenti Meta: Solidaritet me popullin mik francez

317
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmin terrorist në Francë. Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shprehet se solidarizohet me popullin francez kundër këtyre akteve barbare.

“Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve. Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror”,- deklaron kreu i shtetit në mesazhin e tij në rrjetet sociale.