Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me ngjarjet që prodhoi Samiti i Berlinit gjatë dy ditëve të fundit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se përballë Edi Ramës që sillet si renegat, në Berlin fitoi Ramush Haradinaj patriot.
Komenti i plotë i Petrit Vasilit
Në Berlin: Fitoi Haradinaj patriot përballë Edi Ramës renegat!!! (Intervista e Haradinajt).
Haradinaj burre i forte shteti,patriot i mire qe i dhemb ne shpirt per Kosoven u gjend ne Berlin perballe renegatit Edi Rama, te cilit nuk i dhemb asgje dhe shet çdo gje sic e shiti Shqiperine me konçesione ane kend.
Fitoi Haradinaj se u vendos ne krah te atdheut e te qytetareve dhe humbi Rama qe i pe,rbuz shqiptaret dhe u shtrihet te kembet te huajve.
Te nderuar miq!!
Lexojeni vete me poshte intervisten e Haradinajt dhe kuptoni lehte se ku ndahen patriotet nga renegatet.
Pjesë nga intervista e z.Haradinaj për televizionin “T7”
Si shkoi takimi i Berlinit?
Biseda brenda takimit, pasi thuhet se ka qenë i tensionuar?
Haradinaj: Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë. Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia.