Pollo-Bashës: Kuvendi i 11 dhjetorit legjitim, çdo mbledhje Kryesie apo Këshilli s´ka bazë

143
Sigal

‘Kuvendi Kombëtar i PD, i mbajtur në 11 dhjetor ishte legjitim e legal”, shkruan Genc Pollo në një reagim të tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur Lulzim Bashës.

Sipas tij, Kuvendi i Korrikut i mbledhur nga Basha nuk ka pasur korumin e nevojshëm.

Reagimi i Genc Pollos:

Kuvendi i PD dje në 11 dhjetor ishte legjitim e legal.

Ai e pezulloi Këshillin e dalë nga kuvendi i korrikut që u mblodh në Pallatin e Kongreseve (salla gjithsej 2500 karrige) edhe pse kuorumi vendimmarrës është 3823.

Çdo mbledhje këshilli apo kryesie është pa bazë institucionale dhe dëmsjellëse për PD.

Shpresoj të mbahet parasysh!