Politikani që rri në dyert e gjykatës! Klevis Balliu ka dhjetëra procese të hapura

235
Sigal

Protestat në unazën e re kanë kaluar me kohë, por për politikanin Klevis Balliu ky kapitull vazhdon i hapur.

Së fundmi, vetëm për sjelljen në njërën nga këto protesta, ai u dënua me 30 orë punë në interes publik. Dhjetëra procese të tjera vijojnë të hapura ndaj demokratit Balliu.

Prej dy vitesh ish-deputeti demokrat kryeson stafetën e njeriut më të hetuar në Shqipëri. Ndaj tij radhiten 400 procedime , bazuar në referimet e policisë që e akuzon për protestat e përditshme përkrah banorëve. Për këtë shkak, Klevis Balliu është politikani që pushon dhe nuk paraqitet para gjykatës, vetëm atëherë kur edhe gjykata është pushim.

Por gjithë kjo eksperiencë e rrallë i vlejti për diçka politikanit të ri.  Ai është miqësuar me të gjithë efektivët që i pati përballë në protesta dhe që e kallëzuan më pas.