Politika e ditës/ Gjiknuri: Investim i ri në stacionin e pompimit në Cërrik

140
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, inspektoi punimet që po kryhen në stacionin e pompimit, falë mbështetjes së qeverisë gjermane përmes “GIZ Albania”. Ky investim tepër i rëndësishëm përfshin vendosjen e pompave të reja, që do të sjellin rritjen e efiçencës së energjisë elektrike duke reduktuar konsumin. Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, theksoi se ky projekt jo vetëm do të përmirësojë furnizimin me ujë për zonën, por rrit dhe eficencën energjitike. “Më vjen mirë që Bashkia Cërrik përsëri është ‘avangard’ në mënyrën sesi bashkëpunon me donatorët e huaj. Mendoj se ky është një model që ne duhet ta ‘adaptojmë’ edhe në Cërrik. Mund të gjejmë dhe hapësira që janë toka publike, që i ka bashkia, që mund ta shfrytëzojmë. Nuk rëndon as qytetarët dhe ujësjellësi bëhet më fitimprurës, të paktën menaxhon më mirë kostot”,- tha Gjiknuri. Bashkia e Cërrikut është një prej njësive vendore model sa i përket marrjes së fondeve të huaja duke i kthyer ato në investime për qytetarët.