Policia e Shtetit ndaloi protestuesit pro-Palestinezë në Tiranë

219
Sigal

Ditën e sotme, në qendër të Tiranës, u zhvilluar një protestë në mbështetje të vështirësive, që po kalon këto kohë shteti i Palestinës. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i policisë, duke shpërndarë turmën, me justifikim se kanë shkelur masat anti-Covid.

Policia shqiptare është kritikuar vazhdimisht gjatë javëve të fundit për zbatim selektiv të masave anti-COVID, pasi nuk ka ndaluar aktivitete të tilla masive të organizuara nga funksionarë të qeverisë, përfshirë një miting masiv për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare.