Ditën e djeshme Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të LSI dhe drejtuesin politik në Njësinë 8 Tiranë, Klevi Pojana zhvilluan një takim me votuesit për herë të parë në këtë njësi.
Me anë të një postimi në Facebook Pojana shprehet se plani konkret i LSI për të vitalizuar ekonominë, gjeneruar vende të reja pune dhe investuar smart në arsim do të ‘trokasë’ derë më derë.
Në takimin që zhvilluam dje me Kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe votues për herë të parë në njësinë 8.
Plani ynë konkret për të vitalizuar ekonominë, gjeneruar vende të reja pune dhe investuar smart në arsim do të ‘trokasë’ derë më derë.
Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur.
Është koha e të rinjve, është koha e rinisë aktive



















