Unë do doja tu falenderoja sot për organizimin e këtij takimi. Është kënaqësi për mua të jem me të rinjtë e Bashkisë së Maliqit, sepse së bashku me ju kemi qenë në çdo zonë të Maliqit dhe kemi parë nga afër situatën. Ka një paradoks që ndodh në qarkun e Korçës. Është qarku në të cilin investimet janë në nivelin më të ulët në raport me qeverinë. Kryeministri ka dy ditë në Korçë dhe del dhe bën propagandë me projekte imagjinare. Bën inaugurime në segmente rrugore të cilat duhet të kishin përfunduar 8 vite më parë. 8 vite ka rruga Korçë Ersekë që propagandohet për të filluar investimet dhe ende nuk, ka përfunduar. Sepse kur filloi projekti filloi me një kosto tjetër. Por Edi Rama dhe qeveria e tij ndryshoi projektin për të rritur koston dhe sot kosto e 4km rrugë që Edi Rama me Niko Peleshin inspektuan sot në afërsi të Ersekës ka shkuar 20 milionë euro. Pra 5 milionë euro km. Ndërkohë ajo rrugë sipas të gjithë të dhënave duhet të ishte përfunduar me 4 milionë euro. Pra gjithë ky investim shkon drejtpërdrejt në xhepat e Edi Ramës dhe Niko Peleshit dhe të oligarkisë që investojnë këto persona. Ato 15 milion euro shumë mirë mund ti kishin investuar në bujqësi, me qëllim që fermat këtu në Maliq të kishin sportin e qeverisëm, suportin e shteti, me grante por ky nuk është interesi i kryeministrit, nuk është interesi i kësaj qeverie sepse interesi i tyre është sesi të gllabërojnë qytetarët. Ka dy ditë në qarkun e Korçës dhe është bërë estradë në qytet por dhe estradë në zonat përreth Korçës sepse po merret me projekte imagjinare që kanë 8 vite që flitet se do të përfundojnë por ende nuk kanë përfunduar. Kjo është qeveria e showt dhe fasadës ndaj ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 25 prill për të votuar kundër kësaj qeverie. Sepse vota kundër Edi Ramës është votë për të hapuir vende të reja pune, është votë për të krijuar një klimë pozitive të biznesit në vend por mbi t gjitha është votë për të investuar te të rinjtë dhe të rejat e Maliqit
























