Anëtari i Kryesisë së LSI-së Klevi Pojana ka ndarë në rrjetin social facebook deklaratën e tre eurodeputetëve të spektrëve të majta dhe të djathta, në Parlamentin Europian, të cilët i kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë që mos dëmtohet konsensusi i arritur me opozitën, por të miratohet marrëveshja e 5 qershorit pa ndryshime apo shtesa.
Pojana shprehet se askush dhe asgjë nuk mund ta marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë duke i cilësuar ndryshimet e bëra së fundmi në Kushtetutë si një atentat ndaj kësaj të fundit. “Arnimet dhe atentati kushtetues që tenton të bëjë Edi Rama me shushunjat parlamentare ndaj vendit, janë thjesht dhe vetëm tentativat e fundit të një kaste në largim!”- shkruan Anëtari i Kryesisë së LSI-së.
Postimi i plotë:
Askush dhe asgjë nuk mund ta marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!
Arnimet dhe atentati kushtetues që tenton të bëjë Edi Rama me shushunjat parlamentare ndaj vendit, janë thjesht dhe vetëm tentativat e fundit të një kaste në largim!
Edi Rama nuk ka frikë largimin, Edi Rama ka frikë shpagimin!
#EU kurrë më e qartë!
Cilido që tek e nesërmja dëshiron të shikojë prosperitetin e Shqipërisë e ka të qartë sot se epoka e sundimit me ligjin e forcës do ti lërë së shpejti vendin erës së sundimit të ligjit!
Zgjedhjet nuk duhet dhe nuk do të jenë thjesht rotacion, por mbi të gjitha duhet dhe do të jenë ndryshim themelor për #Shtet_të_së_Drejtës
#PoVjenOra
Askush dhe asgjë nuk mund ta marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!Arnimet dhe atentati kushtetues që tenton…
Gepostet von Klevi B. Pojana am Donnerstag, 16. Juli 2020




















