Po INSTAT kur do të shkëputet nga varësia e qeverisë

505
Bashkimi Europian, ndër kushtet e tjera, që i kërkon Greqisë, për t’i afruar paketën e tretë të ndihmës, i kushtëzon, që INSTAT-in ta kthejë në një institucion të pavarur nga qeveria. Kjo ka shumë arësye. Qeveritë greke, në vazhdimësi, deri në momentin e pranimit të krizës së thellë ekonomike, dërgonin në BE shifra statistikore të ekonomisë së saj të manipuluara, paçka se këto statistika deklaroheshin nga INSTAT grek. Qeveritë greke, nëpëmjet manipulimit të shifrave statistikore, “zbukuronin” gjendjen e ekonomisë së tyre, zvogëlonin shifrat e borxhit, jepni një rritje fiktive të zhvillimit të ekonomisë, jepnin tregues të rremë për të thithur nga BE dhe organizmat e tjerë ndërkombëtare shumë ndihma dhe subvencione, të cilat, paskëtaj, i përvetësonin ndihmesat financiare të BE, pa prodhuar asgjë. Disa shembuj, mund të përmendim, sikurse subjencionet që BE i jepte për vite të tëra Greqisë, për prodhime bujqësore e blegtorale, sikurse pambuku, ulliri, qumështi, etj, kur në fakt, prodhimi ishte shumë herë më i pakët, nga treguesit fiktivë që dërgonte Greqia në BE. Ndaj, edhe Trojka, që në 2011, duke mos patur aspak besueshmëri në treguesit e INSTAT grek, dërgoi në Athinë një komision të saj, për të kontrolluar treguesit ekonomikë. Dhe, tashmë, edhe BE detyron Greqinë, që INSTAT të shkëputet nga influenca e qeverisë dhe të jetë institucion i pavarur. 
INSTAT-i ynë , sivlla i INSTAT grek
Para disa ditësh, INSTAT publikoi disa tregues ekonomik, të zhvillimit ekonomik në vendin tonë. Ndër të tjera, INSTAT publikoi se rritja ekonomike në vendin tonë, në 6 muajt e parë të 2015 është 2,8 %. Nëse kemi parasysh krizën globale që ka mbërthyer gjithë vendet e Europës, treguesi i rritjes ekonomike prej 2,8 %, do ta kishte zili edhe …Gjermania. Gjithashtu, pranohet që ka një gropë të zezë në mbledhjen e të ardhurave nga doganat dhe taksat të një shume prej 150 milonë euro, aq sa qveria po përgatit një projektligj që të rishikohet që tani buxheti I 2015, për shkak të pamundësisë financiare të zbatimit të buxhetit. Atëhere, nëse pranojmë këto dy tregues të publikuar nga INSTAT, ka kundërshti me njera-tjetrën dhe nuk mund të jenë që të dyja reale. Një tregues është real dhe tjetri i përmirësuar, sipas një urdhëri ( nuk kam prova që të them i falsifikuar). Ose një tjetër tregues që vështirë të besohet. Në fushatën elektorale të 21 qershorit 2015 kryeministri pohoi se gjatë vitit 2014 janë punësuar në Shqipëri 190.000 veta më shumë se në vitin 2013. Kryeministri, derisa deklaroi këtë shifër punësimi, mbi 190.000 të punësuar në 2014 më shumë se në vitin 2013, i është referuar, natyrisht, treguesve të INSTAT. Sado dashmirës dhe mirëbesues të jesh në shifrat që publikon INSTAT, prapëseprapë, dyshon në këta tregues, pasi nuk mund të kenë asnjë bazë reale. Askush në Shqipëri, nuk mund të pohojë sa është borxhi publik, i jashtëm dhe i brendshëm i Shqipërisë. Asgjëkundi nuk mund të mësosh sa nëpunës të administratës publike janë punësuar, apo janë larguar nga administrate publike. Përmendim këta treguesë, që në çdo vend tjetër demokratik, janë të publikuar kudo dhe çdo ditë, që të mos futemi, në treguesë të tjerë, që janë më të specifikuar, që sërish mbetesh pa marrë asnjë përgjigje. 
Do ta detyrojë BE qeverinë tonë të heqë varësinë e saj nga INSTAT?
Kushtëzimi I BE ndaj Greqisë për të hequr varësinë e qeverisë ndaj INSTAT duhet të jetë shembull edhe për Shqipërinë. Në vitin 2012, qeveria ( e Berishës) me një ligj që miratoi edhe në Kuvend, INSTAT e kaloi në varësi të plotë të kryeministrit. Asokohe opozita e PS e kundërshtoi fort, madje në Kuvend e votoi kundër dhe vetë kryetari i Opozitës Edi Rama u zotua publikisht që detyra e parë e tij si kryeministër, do të jetë pavarësia e plotë e INSTAT, pikërisht, për shkak të mosbesueshmërisë të shifrave që publikon, ngaqë ato janë manipulime të qeverisë. Por kryeministri Edi Rama, në këto 20 muaj të qeverisjes së tij, e ka “harruar” këtë zotim elektoral, e për më tepër, ai si kryeministër, u referohet vetëm shifrave të INSTAT, për të dëshmuar arritjet e qeverisë së tij. Pyetja është: Derisa si opozitar Edi Rama nuk u besonte shifrave të INSTAT, përse tani, si kryeministër, ne duhet ta besojmë atë, kur u referohet treguesve të INSTAT? Mos vallë, për të dhënë këtë përgjigje, duhet që BE, sikurse me Greqinë, ta detyrojë edhe Shqipërinë, që të heqë varësine e qeverisë nga INSTAT?
Sigal