Petrit Vasili: Vetingu dështoi dhe provoi paralajmërimet e Venecias për kapjen e drejtësisë nga Rama

202
Vetingu deshtoi dhe provoi paralajmerimet e Venecias per kapjen e drejtesise nga Rama, qe i jep sot urdhera SPAK-ut!
Ndërsa ne 2015 Komisioni i Venecias lidhur me Vetingun ne Shqiperi paralajmeronte fort se:
“Zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”
Dhe faktikisht e fatalisht pike per pike keshtu ka ndodhur:
1️⃣ I gjithe sistemi i drejtesise po vuan tensione teper te medha brenda vetes, gje qe provohet edhe me raportin e ODIHR per zgjedhjet 30 qershorit 2019 thoshte:“kercenimi me Vetingun influencoi ne vendimet e paligjshme te Kolegjit Zgjedhor”
2️⃣ Mosbesimi i publikut ndaj gjyqesorit eshte edhe me i madh se perpara Reformes se vitit 2016 dhe sondazhet e opinionit tregojne nje shumice derrmuese me mbi 65 % kunder.
3️⃣ Prioriteti i gjyqtareve dhe prokuroreve eshte e nesermja e tyre, pasi nje veting i kapur, nepotik rilindas dhe me dy standarte si ky, sjell vetem pasiguri dhe shperqendrim te plote nga puna normale
4️⃣ Sistemi eshte ne kolaps te plote dhe dhjetra mijra dosje qendrojne prej vitesh te paprekura me dore dhe objektivisht do vazhdojne te mbeten keshtu edhe per shume kohe.Harta gjyqesore e re rrenoi edhe aksesin ne drejtesi duke shtuar hallet e njerezve dhe mosmarrjen e drejtesise prej tyre.
5️⃣ Gjykatatat dhe prokurorite jane ne kolaps per burime njerezore dhe punojne ne mjaft raste me më pak se gjysmen e numrit te domosdoshem te gjyqtareve dhe prokuroreve.
6️⃣ S’ka asnje strategji dhe veprim konkret per plotesimin e mungesave nd sistemin e drejtesise dhe kjo behet qellimisht ne funksion te pandeshkueshmerise se rilindjes.
7️⃣ Numri i dosjeve per nje gjyqtar apo prokuror eshte ne shifra te frikshme keshtu qe asnje shprese nuk ka per vendime te thelluara profesionale por e kunderta cilesi e dobet dhe kohe shume e gjate dhe jashte cdo afati ligjor per dhenien e vendimeve.
8️⃣ Sistemi i drejtesise eshte kapur totalisht nga rilindja dhe kete e provon ne menyte absolute pandeshkueshmeria e cila eshte ne nivelet me te larta se kurre ndonje here.
9️⃣ Dosje plot me dokumente dhe fakte te pakundershtueshme tronditese sorollaten, vonohen dhe mbulohen sepse ky eshte urdheri i rilindjes per drejtesine, qe ajo te mos veproje ndaj saj.Inceneratoret, teatri, arbitrazhet,koncesionet, tenderat sekrete, porti i Durresit, Energjia jane vetem disa nga dosjet ku vlera e tyre eshte me miliarda euro.
🔟 Rama e trajton sot Drejtesine ne teresi dhe SPAK-un ne veçanti si nje Drejtori shtese ne Keshillin e Ministrave ndaj edhe me arrogance i jep urdhera publike, i percakton axhenden dhe objektin e punes asaj
Kjo eshte tabloja reale e drejtesise post Veting, tablo qe verteton parashikimet fatale te Komisionit te Venecias.
Duartrokitjet duhet t’jua zene vendin shuplakat per zhberjen totale te drejtesise.
Kjo kapje e drejtesise e ka zhytur vendin ne kaos, ka destruktuar shtetin ligjor, ka derrmuar sigurine juridike dhe ka futur ne veshtiresi ekstreme ekonomine e vendit.
Kushdo, qe kontribuoi per kapjen nga rilindja dhe zhberjen e drejtesise, si dhe kushdo qe vazhdon avokatine fallco te saj eshte fajtor perpara popullit, qe do t’u beje te gjithe ketyre bashke Vetingun e vertete.
Sigal