Begaj dekreton propozimet e qeverisë për Komisionet Hetimore! Ja argumentet që rrezojnë opozitën

33
Sigal

Presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet ligjore për komisionet hetimore.

Në dekretin e publikuar mesditën e sotme në faqen e Presidencës renditen edhe arsyet se përse çuan kreun e shtetit në dhënien e miratimit të këtij ligji.

Më herët, Gazment Bardhi kishte kërkuar kthimin e ligjit nga Presidenti përmes një letre.

Mësohet se pas kësaj thirrjeje, Begaj kishte ftuar Bardhin dhe deputetët e tjerë të Foltores për t’u konsultuar në Presidencë, por ashtu siç edhe vetë Bardhi tha, këta të fundit nuk kishin preferuar të shkonin në takim.

Ndërkohë, sot paradite, deputetja e PD Jorida Tabaku u pa të dilte nga Presidenca ku duket se është takuar me kreun e shtetit pak para publikimit të dekretit.

Duket se Begaj ka dashur të ezaurojë të gjitha hapat dhe të konsultohet me figurat e opozitës para dekretimit të ligjit.

Presidenca shprehet një njoftimin për shtyp që shoqëroi dekretin dhe argumentet se Begaj ka ftuar palët të negocionin për këto ndryshime për të arritur në një kompromis.

“Presidenti i Republikës e çmon si tejet të rëndësishme uljen në negociatë për të gjetur zgjidhje kompromisi për këtë lëndë, si për çdo lëndë tjetër objekt debati, kontestimi apo konflikti politik. Zgjidhja e shpejtë e kundërshtive për këtë ligj do të formonte një mundësi serioze për të ndërtuar marrëdhënie mirëbesimi mbi një shembull konkret bashkëpunimi. Kjo është arsyeja pse Presidenti i Republikës ftoi menjëherë eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare dhe të shfrytëzonin ndërkohën, deri në përfundimin e afatit për shpalljen e ligjit, për të zgjidhur në dialog me shumicën të gjitha çështjet që i shqetësonin lidhur me ligjin e sapo miratuar.

Në të vërtetë, periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektiv qëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”, shpjegon Presidenca.

Ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore u miratuan në seancën e 21 dhjetorit pa konsensusin e opozitës, e cila e ka bërë të qartë se nuk i pranonte këto ndryshime të cilat sipas demokratëve ngushtojnë çdo hapësirë për hetimin real të një çështje.

Begaj dekreton propozimet e qeverisë për Komisionet Hetimore! Ja