Petrit Vasili uron SHBA-në për Pavarësinë

574
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka uruar SHBA-në për Pavarësinë, me një foto ku u shkruajt historia dhe politika e madhe e SHBA-s. ”Urime për 4 korrikun ditën e madhe të SHBA-së, mikut të madh dhe të pazëvëndesueshëm të Shqipërisë. Të lumtur që kemi pasur fatin të jemi në sallat ku është shkruar historia e Amerikës dhe politikës së saj të madhe”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Urime për 4 korrikun ditën e madhe të SHBA-së, mikut të madh dhe të pazëvëndesueshëm të Shqipërisë. Të lumtur që kemi pasur fatin të jemi në sallat ku është shkruar historia e Amerikës dhe politikës së saj të madhe. Në sallën e senatit të SHBA në Capitol, pak kohë më parë me mikun tim Eriol Brahimllari.