Kryemadhi pret ambasadorin e ri të Kosovës: Më shumë bashkëpunim mes dy vendeve

394
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë Z. Nait Hasani.

Kryetarja e LSI i uroi suksese Z. Hasani në misionin e tij në Tiranë dhe siguroi mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjëra në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregëtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.

Gjatë takimit Znj. Kryemadhi u shpreh se: “Para se të shohim mundësinë për t’i krijuar lehtësira investimesh të tjerëve me marrëveshje jo transparente, ta bëjmë këtë gjë të mundur midis nesh”.

Znj. Kryemadhi u ndal dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit.