Petrit Vasili thirrje qytetarëve: Refuzojeni taksën e Rrugës së Kombit

469
Sigal

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u ka bërë thirrje qytetarëve të refuzojnë taksën e Rrugës së Kombit. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili pohoi se Rama duhet t’i japë fund këtij qëndrimi dhe se duhet t’ua kthejë qytetarëve rrugën.

REAGIMI I VASILIT
Prapë do vënë taksë në rrugën e Kombit këta? REFUZOJENI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT!!!
Kryeministri u vetë deklarua fajtor për revoltën shumë të drejtë, që ndodhi, kur ai vuri taksën në Rrugën e Kombit. Dhjetëra kuksiane u arrestuan dhe disa janë akoma në burg. Kryeministri peng i interesave dhe përfitimeve të errëta përsëri po përgatit taksën, që do të vërë sërish në rrugën e Kombit. Paguajnë shqiptarët çmimin më të lartë të karburantit në gjithë Ballkanin dhe Evropën bashkë sepse brenda tij janë qindra milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve.
Këto qindra milionë euro, që u merr kryeministri në çdo litër karburant, nuk i përdor për rrugët, por i grabit për të mbjellë palma të thara buzë rruge, për zyra, tualete zyrash, ekspozita pikturash idiote,
sokakë qytetesh, që i shtron dhe i shqep dhjetëra herë, për koncesione etj., etj. Menyja e grabitjes dhe e shpërdorimit është pa fund.
T’i japë fund këtij maskarallëku kryeministri me paratë e mirëmbajtjes së rrugëve dhe t’ua ktheje ato përsëri rrugëve.
Deri atëherë ka vetëm një qëndrim: REFUZOJENI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT.