Petrit Vasili: Të vërtetat tronditëse të Drejtësisë me regji, pjesa më aktive e kapjes së shtetit!

228
Sigal

Nga Petrit Vasili

Të vërtetat tronditëse të Drejtësisë me regji si pjesa më aktive e kapjes së shtetit!!
Faktet flasin vetë dhe i vënë vulën se Drejtësia në Shqipëri funksionon vetëm me regji e në funksion të pandëshkueshmërisë së Ramës.
Si e tillë kjo drejtësi është pjesë e kapjes së shtetit dhe funksionon si alibi e kësaj kapjeje, duke devijuar drejtësinë nga përballja me korrupsionin e krimin shtetëror në mbulimin e tij dhe krijimin e alibive të rreme të një drejtësie, që bën sikur funksionon.
Ja disa fakte, që do të kishin rrëzuar dhjetëra herë këtë qeveri nëse drejtësia nuk do funksiononte e kapur dhe me regji:
1.Të gjithë prisnin të hetohej krimi shtetëror monstruoz për shembjen e Teatrit, por drejtësia me regji hesht dhe devijon vëmendjen në arka cironkash.
2.Dosja i inceneratorëve që përbën denoncimin më të rënde të pluralizmit është bllokuar nga drejtësia me regji dhe personat e implikuar u zgjodhen deputetë në vend se të ishin në burg.
3.Dosja Beccheti ku për shkak të Edi Ramës dhe Erion Velisë shqiptarët duhet të paguajnë 120 milionë euro dënim ky i paparë kurrë më parë, rri e mbyllur dje askush nuk është para drejtësisë.
4.Drejtësia me regji ka taposur gojën dhe nuk thotë asnjë fjalë për aferën mafioze prej 2 miliardë euro të Portit të Durrësit, që është tashmë në duart e Kompanive guackë të regjistruara në Parajsa fiskale ndonëse shqetësimi për të arriti deri në BE në Bruksel.
5.Drejtësia me regji nuk lëviz gishtin përballë “korrupsionit legjislativ” parlamentar të Parlamentit njëpartiak, që prodhonte hapur ligje duke rrënuar interesin publik sipas porosisë së oligarkëve e denoncuar në SPAK nga Presidenti i Republikës.
6.Drejtësia me regji në vend të çuarjes përpara drejtësisë të përgjegjësve të qeverisë për korrupsionin gjigant tek Astiri dhe korrupsioni shkoi deri në Delaware të SHBA, Drejtësia me regji hapi çështje të konsumuara të 20 vjet përpara vetëm për të devijuar vëmendjen ndaj edhe zhgënjimi ishte shumë i madh.
7.Drejësia me regji kur korrupsioni elektoral dhe krimet zgjedhore përfshirë ngjarjet e Elbasanit dhe Kavajës buçisnin anë e mbane vendit drejtësia me regji nuk bënte asgjë e në të kundërt bënte sikur arrestonte të vdekurit e Dosjes së Dibrës pa prekur asnjë minister e zyrtar i qeverisë.
8.Drejtësia me regji kur Antimafia bëri një aksion ku dhjetëra komandantë e shefa policie kapen të përfshirë kokë e kembe me trafikun kriminal të drogës, Drejtësia me regji për të devijuar vëmendjen arreston një kryetar bashkie në Lushnjë të diskredituar e të inkriminuar sheshit dhe të cilit i kishin hedhur bombën në zyrë që vite më parë.
9.Denoncimeve pafund të opozitës për korrupsion drejtësia me regji nuk u jep përgjigje dhe i mbyll çështjet, por në të kundërt bënte sikur dënonte njerëz që i kishin dhënë policit 10 mijë lekë të vjetra për të mos u gjobitur.
10.Ndërsa të gjithë shqiptarët prisnin hetimin për qindra denoncime për krimet e qeverisë në 25 prill, Drejtësia me regji “bubullonte” për manipulimin e ndeshjes në Permet të futbollit te kategorisë së dytë.
11.Të gjithë prisnin hetimin dhe çuarjen pas hekurave të atyre që nxorën sheshit të dhënat personale të gati 1 milion shqiptarëve, por drejtësia me regji e mbylli çështjen.
12.Të gjithë prisnin hetimin e dhjetëra milionë euro të rindertimit, që u shpërndanë për të blerë vota nga qeveria në 25 prill.
13.Të gjithë prisnin që të dënoheshin qeveritarët, që vidhnin me tenderat e Pandemisë me çmimet e vendosura shumëfish prej tyre, por asgjë s’ndodhi dhe çështjet u mbyllën si pa gjë të keq paçka se shqiptarët u vodhën edhe ditën e halkit më të madh.
14.Të gjithë prisnin të hetoheshin mijëra vdekje nga pandemia të fshehura nga qeveria, por drejtësia me regji hesht.
15.Të gjithe prisnin hetimin e Kryeministrit, që shantazhoi publikisht punonjësin e policisë Emiljano Nuhu, që denoncoi të vërtetat dhe u detyrua të largohet nga vendi, por drejtësia me regji heshti.
16.Të gjithë prisnin që pas denoncimeve të Dritan Zaganit të shkonin para drejtësisë narkodrejtuesit e policisë, por as kjo nuk ndodhi.
17.Të gjithë prisnin hetimin dhe dënimin e krerëve të policisë, që manipuluan provat dhe mashtruan opinionin për vrasjen e Klodian Rashës, por drejtësia me regji prapë heshti dhe mbylli gjithçka.
18.Të gjithë prisnin të hetoheshin nga policia dhe ministria e brendeshme për arrestimet dhe dhunën e banditëve civile te paidentifikuar gjatë protestës për shembjen e Teatrit.
Këto janë vetëm disa nga qindra faktet tronditëse dhe të pakontestueshme.
Kjo është e vërteta shumë e hidhur e drejtësise me regji.
Ky është edhe fundi i çdo iluzioni lidhur me të.
Me kapjen e shtetit ka vetëm përballje dhe zero kompromis!
Çdo kompromis me kapjen e shtetit dhe zgjatimet e tij në drejtësi është thjesht një thike pas shpine dhe një tradhti e poshtër ndaj shqiptarëve!!